Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët më të njohur të vendit tonë. Shkodrani, veç pasionit për këngën, është mjaft i lidhur edhe me skuadrën e Vllaznisë.

Sezoni fantastik i kuqebluve padyshim që ka tërhequr vëmendjen e gjithë sportdashësve shqiptarë. Ekipi i drejtuar nga Thomas Brdariç ishte deri në javën e fundit në garë për titullin kampion, ndërsa dje arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë falë golit të shënuar nga Victor Da Silva.

Së fundmi, Bejleri ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon një portë futbolli dhe një person të armatosur me top në këmbë. Me batutë, këngëtari i njohur “kërcënon” gjithë rivalët përmes personit në foto.

Siç duket, në sezonin e ri, Vllaznia do të jetë skuadra për t’u mundur. Megjithatë deri në edicionin e ardhshëm futbollistik ka ende kohë./newsport/