Mbrojtësi i Vllaznisë, Eni Imami ka reaguar pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë, pikerisht pas ndeshjes se fituar me rezultatin 1-0 ndaj Skenderbeut.

Mëngjarashi ishte titullar dje në Air Albania, aty ku Vllaznia mposhti 1-0 Skënderbeun për trofeun e shtatë të Kupës së Republikës.

“Premtimet që i jap i mbaj gjithmonë. Super sezon që meritonte të kurorëzohej me një trofe”, shkruan Imami. Mbrojtësi pritet të rinovojë me shkodranët, teksa ofertat për të nuk kanë munguar.

Si një ndër titullarët e sezonit të fundit, pritet që Imami të vijojë te Vllaznia edhe për një tjetër sezon.

Imami ka dhene nje kontribut shume pozitiv sebashku me Adilin dhe Shehin, ne qendren e mbrojtjes duke ofruar shume siguri me lojen e tyre.