Skënderbeu humbi finalen e Kupës përballë Vllaznisë, teksa në ekupin korçar katër minuta para fundit ndeshjes, nervat tradhëtuan mbrojtësin Vangjel Zguron.

Ky i fundit me një ndërhyrje nga pas ndaj Gurishtës nuk i shpëtoi kartonit të kuq nga gjyqtari Xhaja. Megjithatë, Zguro e pranoi fajin, madje nëpërmjet Instagram ka kërkuar falje për atë gjest, ndërsa thekson se ka luajtur i dëmtuar.

“I uroj suksese Vllaznisë. I kërkoj falje të gjithë tifozëve korçarë. Është pse isha i dëmtuar, kam luajtur me gjilpërë, por nuk ja arrita qëllimit.

Nuk ishte ndeshje e mirë për mua personalisht dhe për gjithë ekipin. Kemi mundësi më shumë si ekip, por sot (dje) nuk ishte dita jonë. Vazhdojmë me kokën lart, ne jemi Skënderbeu”, shprehet Zguro. /VipSport/