Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 18 të Superiores duke iu larguar edhe më shuam zonës së rrezikshme të klasifikimit. Kurbinasit kanë mundur në shtëpi me shifrat 4-1 Kastriotin në një ndeshje të dominuar që në startin e saj.
Sfida foli për kurbinasit të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm derisa shënuan golin e avantazhit me anë të Shkurtajt.
Kjo ia bëri më të thjeshtë më pas lojën, teksa kontrolluan me qetësi manovrën dhe gjetën golin e dytë me anë të Spahiajt.
Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Adeleke praktikisht mbylli ndeshjen pasi krutanët e kishin të vështirë të rrezikonin portën e Dajsinanit.
Rrjeta e Çelës i dha pak shpresa, por në fund ishte Geci ai i cili vulosi fitoren 4-1 që largon laçin nga zona e ftohtë e klasifikimit.
LAÇI 4-1 KASTRIOTI
16′ Shkurtaj, 31′ Spahiu, 48′ Adeleke, 90’+2′ Geci / 81′ Çela