Pas disa fitoreve radhazi, Vllaznia ka humbur kundër Bylisit në transfertë me rezultatin 1-0.

Në debutimin e trajnerit të ri, Shensoi, ballshiotët kanë dalë me tre pikë dhe kanë shkëlqyer në misionin e tyre për të mundur shkodranët, me këta të fundit që humbasin terren për titull. Në minutën e 53 do të aktivizohej edhe Bekim Balaj që hyri nga stoli, por pa mundur të ndryshojë fatet e takimit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Souza në minutën e 58, që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes.

Gjithashtu ka pasur edhe vend për një incident pasi tifozët e Bylisit kanë goditur me sende Smajlin, por lojtari ka vazhduar më tej pas ndihmës së mjekëve.