Superliga shqiptare e futbollit do vijojë sot me dy ndeshjet e mbetura për javën e 31. Në fushë do zbresin katër skuadra në orën 16:45. Kastrioti luan me Egnatian në Kamëz, me sfidën direkte për zonën play-off.

Një fitore e krutanëve do bënte që skuadra e Çelës të pretendonte për një vend në Evropë, duke kërcënuar Kukësin, Partizanin dhe Vllazninë. Nga ana tjetër, në “Loro Boriçi” kjo e fundit pret Skënderbeun.

Korçarët janë zhytur në fundin e klasifikimit dhe sot mund të marrin “vizën” për në Kategorinë e Parë. Edhe shkodranët janë në krizë rezultatesh, duke mos marrë tri pikë në shtatë ndeshjet e fundit.

Per kete arsye, pritet qe te dyja ndeshjet e sotme te jene interesante per t’u ndjekur dhe padyshim qe mund te vendosin shume gjera per fatet e te kater ketyre skuadrave qe do jene ne fushe.