Sfida mes Vllaznisë dhe Kraiovës do të transmetohet në TV. Kështu, orët e fundit ka pasur zhvillime dhe mesohet se është RTSH ajo që ka fituar të drejtën e transmetimit të kësaj sfide dhe ajo që do ta transmetojë këtë ndeshje.
Interesi i shumë sportdashësve shkodranë që jetojnë jashtë vendit, ka qenë i lartë, pasi u fol se e drejta për transmetimin e ndeshjes, nuk është dhënë për asnjë nga mediat televizive të vendit tonë. Megjithatë, orët e fundit duket se gjërat kanë marrë krejt rrjedhë tjetër dhe do jetë RTSH, ajo që do ta transmetojë këtë ndeshje.
Në fakt, sipas shumë burimesh, oferta që i është ofruar klubit, ka qenë e papërfillshme, aq edhe “ofenduese” për vetë emrin që mbart Vllaznia. Nga sa është mësuar, 2-mijë euro ka qenë oferta më e lartë për transmetimin e ndeshjes së Vllaznisë, e cila është refuzuar kategorikisht nga klubi kuqeblu.
Megjithatë, duket se gjërat në orët e fundit, kanë marrë krejt tjetër rrjedhë dhe ndeshja Vllaznia-Kraiova do të transmetohet në RTSH. .
Maringlen ZHIVANI