Kategoria Superiore ka ulur siparin e javës së 29-të duke i bërë vend statistikave dhe bilanceve. “Panorama Sport” ka bërë një hulumtim të krahasimit të renditjes së vitit të kaluar me sezonin aktual në këtë javë të 29-të.

Tirana, e cila është e para në renditjen aktuale me 66 pikë, vitin e kaluar në 29 javë kampionat bardheblutë kishin grumbulluar 46 pikë, në këto momente janë në +20 pikë më shumë se vjet.

Laçi e vendit të dytë ka koleksionuar 50 pikë, ndërsa vitin e kaluar kurbinasit kanë marrë 49 pikë dhe klasifikoheshin në vendin e katërt, +1 se sezoni i kaluar.

Kukësi i vendit të tretë ka grumbulluar aktualisht 45 pikë, ndërsa vitin e kaluar renditeshin në vendin e 6 në kuotën e 36 pikëve, +9 se sezoni i shkuar.

Partizani i vendit të katërt ka koleksionuar 42 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e parë me 53 pikë, -11 pikë nga vjet.

Vllaznia e vendit të pestë kanë grumbulluar 41 pikë, kurse në sezonin e kaluar shkodranët renditeshin në vendin e dytë me 53 pikë, -12 nga vjet.

Kastrioti i vendit të gjashtë kanë grumbulluar 37 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e shtatë me 31 pikë, +6 nga vjet.

Teuta e vendit të shtatë kanë koleksionuar 33 pikë, ndërsa vjet durrsakët klasifikoheshin në vendin e 3 me 52 pikë, -19 nga viti i kaluar.

Skënderbeu i vendit të fundit ka grumbulluar deri tani 21 pikë, ndërsa vjet korçarët renditeshin të parafundit me 23 pikë, -2 pikë.

KRAHASIMI I RENDITJEVE –

Tirana: +20 pikë

Laçi: +1 pikë

Kukësi: +9 pikë

Partizani: -11 pikë

Vllaznia: -12 pikë

Kastrioti: +6 pikë

Teuta: -19 pikë

Skënderbeu: -2 pikë.