Një nga lojtarët më të mirë të Tiranës është Ardit Toli. 24 vjeçari po luan sezonin e dytë në kryeqytet dhe paraqitjet e tij i kanë bindur të gjithë. Mbrojtësi ka luajtur 16 ndeshje me kryesuesit e Superligës, shfiër kjo që tregon se ka fituar besimin e duhur.

Toli është i ftuar në Procesi Sportiv në Top Channel, ku foli fillimisht për barazimin pa gola me Vllazninë dhe triumfin 4-0 ndaj Kukësit.

“Takimi me Vllazninë- Me Vllazninë e dinim që do ishte një ndeshje e fortë. Ne nuk e filluam ndeshjen shumë mirë. Ne aty humbëm balancën.

Ndeshja me Kukësin- Për ditën e djeshme u përgatitëm shumë mirë. E ndërruam shumë mirë. Ne kaluam me 3 mbrojtësa dhe ndonjëherë me 5. Ne bëmë presion lart, duke mos lejuar që të qarkullonin topin.

Kampionati shqiptar dhe Greqia- Për mua Kategoria Superiore në Shqipëri është më e mirë se ajo në Greqi ku kam luajtur.Kampionati shqiptar po rritet” – tha ai./newsport/