Josko Gvardiol është një nga të rinjtë më premtues teksa 21-vjeçari e provoi veten edhe në një kompeticion si Botërori, ku shkëlqeu në Katar me fanellën e Kroacisë.

Aktualisht, pjesë e Leipzig, për Gvardiol ka shumë oferta dhe një serioze ishte ajo e janarit nga klubi i Chelsea-t.

Vetë mbrojtësi dëshironte transferimin në Premier League, një kampionat që e ka ëndërruar prej fillimit të karrierës. Së fundmi, Gvardiol zbulon se u irritua me drejtuesit gjermanë që nuk e lejuan të largohej megjithatë shtoi se tashmë është i fokusuar te Leipzig.

“Unë jam i lumtur te Leipzig dhe mendoj vetëm të punoj e të përmirësohem. Por, më pas erdhi oferta nga Chelsea dhe nëse do të ishte në dorën time atëherë do të isha sot pjesë e Premier League.

Më erdhi keq që Leipzig nuk pranoi, por tashmë jam këtu dhe ndjehem i lumtur. Ky është sezoni i dytë te Leipzig, të shohim nëse do të qëndroj edhe për një tjetër sezon. Unë e pranoj se objektivi im në karrierë është të luaj në Premier League”, u shpreh Gvardiol.