Ndeshje e djeshme Egnatia-Vllaznia e cila u luajt ne Rrogozhine u mbyll ne barazim 0-0. Ajo gjykohej nga Kridens Meta, një arbitër me tepër eksperiencë në Superiore.

I vetmi rast i diskutueshëm ishte kartoni i verdhë për Duamenën e Egnatias që godet me takë në fytyrë Bulatoviçin.

Meta e ndëshkoi me karton të verdhë Duamenën, por lojtarët e Vllaznisë kërkuan ndëshkimin me të kuq. Kryesori mori edhe nje sinjal nga sistemi VAR per ta pare me mire kete moment shume te diskutueshem.

Kryesori shkon e shikon në VAR dhe nuk e ndërron vendimin. Mund të jepej edhe karton i kuq, por intensiteti i goditjes ishte i lehtë.