Ora e fundit e merkatos se janarit ka sjelle nje tjeter goditje nga skuadra e Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar pak minuta me pare blerjen e nje sulmuesi.

Behet fjale per nje sulmues serb 26 vjeçar i cili ka luajtur se fundi ne kampionatin letonez, nderkohe qe me pare ka qene edhe pjese e ekipit te Buduçnostit.

Ja njoftimi i klubit Partizani per kete blerje:

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Milan Mirosavljev. Sulmuesi 26 vjeçar është përforcimi i radhës në merkaton e Janarit.

Mirosavljev ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës në Letoni me skuadrën e FK Liepaja.

26 vjeçari është aktivizuar në ekipe të ndryshme në Serbi, ndërsa ka eksperienca me Buduçnost në Malin e Zi dhe Irtysh në Kazakistan.