Tirana ia ka dalë të bëjë mjaft mirë në dy fazat e para të kampionatit shqiptar. Bardheblutë kryesojnë tabelën me 40 pikë, duke udhëhequr bindshëm. I ftuar në RTSH Sport është zëvendës-trajneri i kryeqytetasve, Kristi Vangjeli, i cili iu përgjigj pyetjeve të bëra nga të ftuarit.

Vangjeli shprehet besimplotë se gjërat do të vijojnë të shkojnë në rrugën e duhur, pasi cilësia e lojtarëve është e madhe. 36 vjeçari nuk lë pa përmendur frymën e grupit dhe etjen për trofe që futbollistët kanë. Gjithashtu, u bë një krahasim me Skënderbeun e dikurshëm.

“Kemi bërë mirë në dy fazat e para. Shpresojmë që këtë ritëm te kemi edhe në fazat e tjera.

Ngjashmëria me Skënderbeun- Besoj se ka rëndësi për mua mosha e lojtarëve dhe etja që kanë për të pasur sukses. Kam besim se kemi nisur një cikël të ri. Duket që ka lojtarë që kanë etje për trofe dhe kjo do të na ndihmojë shumë.

Mendojmë se do të vijë ai moment si në kohën e Skënderbeut.Krahasimi i mbrojtjes së Skënderbeut të suksesshëm me atë të Tiranës aktuale. Janë lojtarë të ndryshëm, por jemi duke punuar çdo ditë për të marrë maksimumin.

Tirana- Kukësi (4-0) – Nuk ishte e lehtë. Kukësi ishte me idetë e qarta. Duke parë që Kukësi administronte mirë topin, ne donim që t’i fusnim në presion me anë të dy sulmuesve. Kundërshtari gaboi.

Devid- Devid është një lojtar shumë i mirë dhe për këtë punë ne e kemi afruar në ekip. Duhet kohë që të përshtatet. Kështu ne do të arrijmë që t’i marrim maskimumin. Gjërat mund të ndryshojnë nga java në javë.

Ekipi- Unë kam thënë gjithmonë që mbrojtja më e mirë është sulmi. Mbrojtja luan që nga lart dhe kjo është diçka që na favorizon.

Diferenca me ndjekësit- Nuk duhet të shikojmë distancën që kemi me tjerët. Ne duhet të marrim ndeshje një nga një. Vllaznia ka një ekip shumë të mirë. Edhe zëvendësuesit i ka të një niveli të mirë. Më tremb Vllaznia pasi ka një ekip të këndshem. Në shumë raste ne i kemi dhuruar fitoren rivalëve. Pavarësisht cilësive dhe sulmuesve, ne duhet të kemi edhe pak fat” – tha ai./newsport/