Vllaznia u rikthye më në fund te fitoret. Skuadra shkodrane mposhti me rezultatin minimal 0-1 Kastriotin në transfertë, falë golit të shënuar nga Latifi nga penalltia.

Pas ndeshjes nuk ka munguar as festa nga lojtarët dhe stafi i Vllaznisë. Trajneri Brdaric ishte i papërmbajtshëm dhe menjëherë pas vërshëllimes së gjyqtarit festoi me tifozët në stil “alla Klopp”.

Tekniku gjerman “kopjoi” trajnerin e Liverpool që pas fitoreve shkon te tifozët për të festuar. Të njëjtën gjë bëri edhe Brdaric dje që shkoi te tribuna e tifozëve të Vllaznisë për të festuar, ndërsa nuk munguan as ovacionet.

Videoja e meposhtme e postuar nga ana e vete klubit shkodran e tregon me se miri kete moment te festes se tij, ashtu si dhe te gjithe skuadres ne fundin e ndeshjes.

https://fb.watch/aU5hYtfc0q/