Fjoart Jonuzi është shndërruar në një lider të mesfushës së Vllaznisë dhe kjo po shihet qartë edhe në ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e fundit kundër skuadrës së Kastriotit në transfertë, Jonuzi rregjistroi shifrën e 50 ndeshjeve me fanellën kuqeblu.

Në 50 ndeshje, mesfushori ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe ai ka qenë një gol spektakolar ndaj Dinamos.

Më shumë paraqitje, ai ka vetëm me fanellën e Laçit, për gjatë sezoneve 2017-2019, skuadër me të cilën luajti 82 ndeshje.

Fjoart Jonuzi është kthyer në këto dy vite një nga elementët më të rëndësishëm të Vllaznisë, teksa edhe pse në moshë të re, edhe në sezonin e kaluar ka qenë një prej lojtarëve që ka luajtur më shumë ndeshje me klubin shkodran.
Maringlen ZHIVANI