Tirana u mposht sonte nga Dudelange me rezultatin 2-1, duke u eleminuar në këtë mënyrë nga kompeticioni i Champions League. Të shumta kanë qenë reagimet, ku nuk kanë munguar as tifozët e Partizanit.

Këta të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqeve që menaxhojnë kanë postuar një foto të Tefik Osmanit i cili u shfaq sonte me paterica në pankinë. Drejtori sportiv i Tiranës ishte shprehur optimist për shortin, por fusha tregoi se luksemburgasit ishin të vështirë për t’u kaluar.

Me të përfunduar ndeshja, tifozët e kuq kanë postuar foton e korçarit teksa e ironizojnë me diçiturë: “U rrëzu tipi duke shku në grupet e Champions League”.

Ne fakt edhe ne kampin shkodran ironite kane qene te shumta per eliminimin e bardhebluve, per vete edhe menyren si shkuan gjerat ne ndeshjet e javeve te fundit te kampionatit te kaluar.