Gjërat kanë ndryshuar sot për ndeshjen shumë të rëndësishme me Besëlidhjen dhe në fund ka gëzuar. Bashkë me futbollistët e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e ekipit “Vllaznia B” Ervis Kraja i cili përveç pakënaqësive që shfaq herëpashere për Sektorin e Garave të FSHF-së apo dhe arbitrat, ka vende edhe për falenderime.

Pas fitores 2-0 sot ndaj lezhjanëve, ai ka lëshuar edhe dy falenderime të veçanta. Përmes një postimi në facebook ai falenderon Krymin e Çinarin që erdhën nga ekipi i parë dhe dhanë kontributin e tyre për këtë fitore.

Po ashtu, edhe miqtë e tij donatorë Almiro Gurakuqi, Tedi Mula e Nelson Hysa që vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë këtij ekipi. Ja çfarë shkruan Kraja:

“Falenderoj këto dy kampiona që bashkë me Hajdarin e Ruçin nuk hezituan të luanin. Sot këmbët i luanin në “Reshit Rusi” e mendjen e kishin në Lushnjë ku herë- herë pyesnin për rezultatin. Falenderoj dhe miqtë e mi, Nelsonin, Almiron e Tedin që po na mbështesin”
© shkodrasport.com