Sot eshte mbyllur faza e pare e kampionatit dhe skuadra jane pozicionuar ne vendet e duhura. Ne pamje te pare thuajse te gjitha skuadrat kane marre ate çfare kane dhene ne fushen e lojes dhe nder keto ekipe futet edhe Vllaznia e cila ka marre thuajse gjysmen e pikeve maksimale.
Ajo ka arritur te grumbulloje vetem 14 pike nga 27 te mundshmet dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes. “Shkodra Sport” ka bere nje krahasim me te njejten periudhe te nje sezoni me pare dhe ajo çka konstatojme eshte diçka shume interesante.
Sezonin e kaluar kuqeblute kishin grumbulluar 13 pike pas 9 javesh kampionat dhe nderkohe renditeshin te tretet. Nje realitet disi i çuditshem sepse sivjet ka nje pike me shume por eshte nje vend me poshte ne renditje. Me poshte keni edhe dy tabelat respektive:
RENDITJA 2022-23
1. Partizani 19 pikë
2. Erzeni 15 pikë
3. Tirana 15 pikë
4. Vllaznia 14 pikë
5. Egnatia 12 pikë
6. Kukësi 11 pikë
7. Bylis 11 pikë
8. Kastrioti 10 pikë
9. Laçi 8 pikë
10.Teuta 7 pikë
RENDITJA 2021-22
1. Tirana 20 pikë
2. Kukësi 17 pikë
3. Vllaznia 13 pikë
4. Teuta 13 pikë
5. Laçi 12 pikë
6. Egnatia 11 pikë
7. Dinamo 10 pikë
8. Partizani 9 pikë
9. Skënderbeu 7 pikë
10.Kastrioti 5 pikë