
Pas dorëheqjes së Besnik Dulit menjëherë kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij. Në skenë kanë dalë dy kandidatura si më të mundshmet për postin e trajnerit të ardhshëm të Veleçikut. Njëri është Kreshnik Krepi ndërsa tjetri është Safet Osja. Ky i fundit sigurisht që është një emër i madh në futbollin e luajtur si pjestar i Vllaznisë dhe i Elbasanit po ndërkohë ka patur edhe një karrierë të shkurtër si trajner. Fillimisht si trajner i ekipit të minifutbollit të Vllaznisë e më pas për 5 muaj si zëvendëstajner me ekipin e parë bashkë me Artan Bushatin dhe Vioresin Sinanin. Sa për Krepin, ky i fundit ka një përvojë më të madhe si trajner. Ai ka drejtuar për disa sezone ekipin e Adës në kategorinë e parë dhe kuptohet që ia di mirë hilet kësaj kategorie. Gjithsesi do të jenë drejtuesit e Veleçikut ata që do të vendosin për njeriun që do të zëvendësojë Besnik Dulin në pankinë. Me shumë mundësi, trajneri i ri i koplikasve do të caktohet sonte ose nesër sepse skuadra po bëhet gati për ndeshjen e rradhës në kampionat.
www.shkodrasport.com