Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKrisje me trajnerin? Partizani në sulm për futbollistin e Vllaznisë

Krisje me trajnerin? Partizani në sulm për futbollistin e Vllaznisë

Victor Da Silva është një nga lojtarët që për dy muaj bëri mirë te Vllaznia. Sulmuesi anësor së fundmi pati një konfrontim me trajnerin Thomas Brdaric për minutazhin e paktë, ndërsa nga raporti mes palëve mund të përfitojë Partizanin.

Të kuqtë duket se pëlqejnë aftësitë e brazilianit, me 26 vjeçarin që dje ka festuar ditëlindjen me fizioterapistin e skuadrës shkodrane.

Edhe pse Demat kanë shfaqur interes për sulmuesin, duket se në Shkodër nuk I kanë lënë gjë rastësisë, teksa Brdaric dhe lojtari kanë sqaruar gjithçka.

Vetë drejtori sportiv, Djarmati ka theksuar se lojtari vjen nga dëmtimi dhe s’mund të pretendojë 90 minuta në fushë pa u rikuperuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments