Nga Maringlen ZHIVANI
Në mesazhin e lamtumirës drejtuar Vllaznisë, Kristi Qarri ka zgjedhur të falënderojë pothuajse të gjithë personat që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij me fanellën kuqeblu.
Portieri përmendi tifozët, drejtuesit e klubit, presidentin Alban Xhaferri si edhe trajnerët që kanë kontribuar në formimin dhe rritjen e tij ndër vite.
Megjithatë, në këtë mesazh nuk kaloi pa u vënë re një detaj i rëndësishëm: mungesa e falënderimit për trajnerin aktual të Vllaznisë, Edi Martini. Një fakt që ka ngjallur pikëpyetje dhe interpretime, duke shtuar dyshimet se largimi i Qarrit mund të mos ketë qenë thjesht një vendim sportiv.
Një vendim i ndikuar edhe nga raportet e fundit me stafin teknik. Ky detaj e bën edhe më domethënës mesazhin e lamtumirës së portierit, duke lënë të hapur diskutimin për arsyet reale të ndarjes së tij me klubin shkodran.


