Ka luajtur sot plot 90 minuta ne fushe ne ndeshjen e kupes ndaj Pogradecit dhe ne fakt nuk pati mundesi te tregonte vlerat e tij. Portieri Kristi Qarri nuk u vu asnjehere ne prove nga kundershtari.
Edhe ne golin e vetem qe ai shenoi, portieri 20 vjeçar nuk kishte faj, por edhe mund te bente asgje per te penguar Topllarin te shenonte.
Ideja e stafit teknik per t’i dhene besim dhe per ta aktivizuar ne kete ndeshje padyshim qe duhet provuar edhe ne ndonje ndeshje tjeter te kampionatit. Kuptohet qe portieri i pare zakonisht nuk ndryshon, por te Vllaznia duhet t’i japin besim me teper Qarrit.
Zogoviç e ka sezonin e tij te dyte ne Shkoder dhe pergjithesisht ka bere mire, por eshte 32 vjeç dhe sigurisht qe e ardhmja e tij nuk do te jete e gjate ne “Loro Boriçi”. Kjo do te thote se klubi duhet te investoje me shume tek Kristi Qarri, nje portier qe konsiderohet me shume te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/