
Boksieri shkodran Kristian Demaj do te ndeshet mbrëmjen e së premtes me boksierin bjellorus Sergej Kuzmin në ndeshjen e vlefshme për Ligën Botërore të Boksit Profesionist. Siç kemi bërë të ditur, boksieri shkodran do të përfaqësojë në këtë aktivitet ekipin e Meksikës. Drejtuesit e këtij të fundit, i kanë besuar aftësive të boksierit 21 vjeçar shqiptar nga videot e tij që kanë parë dhe kanë vendosur ta kenë pjesë e formacionit të tyre për ndeshjen e kësaj jave ndaj ekipit të Polonisë. Mbrëmjen e së premtes, në një nga pallatet e sportit më të njohura të Polonisë, do zhvillohen pesë ndeshjet e vlefshme për këtë ligë mes këtyre dy ekipeve. Ajo e Kristian Demës do të jetë e katërta e këtyre ballafaqimeve, e vlefshme për peshën 85 kilogramë. Përballë tij është 24 vjeçari nga Bjellorusia Segej Kuzmin që ka arritur të fitojë edhe titullin Kampion Europe. Ai në këtë ligë, ka fituar dy ndeshjet e para dhe tashmë do të kërkojë edhe të tretën por nuk do ta

ketë të lehtë sepse do ketë përballë një nga boksierët më të mirë shqiptarë siç është Kristian Demaj. Në fakt, pak problem për këtë të fundit është fakti se është ndeshja e parë si profesionist dhe ka një ndryshim të madh me boksin amator në mënyrën e të luftuarit në ring. Megjithatë, e rëndësishme është që Dema dalëngadalë po hyn në rrugën e boksit profesionist. Mjafton një paraqitje e mirë në ndeshjen e mbrëmjes së nesërme dhe për të mund të vijë edhe kontrata profesioniste nga ekipi i Meksikës. Nëse do arrihej kjo do ishte një arritje e madhe jo vetëm për të por edhe boksin shqiptar sepse do t’u hapte rrugë edhe boksierëve të tjerë për këtë gjë. Prandaj dhe nesër mbrëma presim fitoren e Demës ndaj bjellorusit Kuzmin. Ndeshjet do te nisin ne oren 20.00 dhe te gjithe dashamiresit dhe tifozet e ketij boksieri mund ta ndjekin LIVE ndeshjen ne faqen e internetit http://worldseriesboxing.com/
www.shkodrasport.com