Kristiano Ronaldo ka ndezur aksin Torino-Mançester me skuadrën e Sitit që kërkon me çdo kusht të firmosë sa më shpejt me sulmuesin portugez, ndonëse ka një problem që nuk është aspak i vogël:

Juventusi kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, por ndoshta mund të kënaqej edhe me 25, për të mos pasur një minusvalencë në bilancin ekonomik në rast se e lënë të largohet me parametër zero.

Ndërsa Juventus dhe Siti, të ndërmjetësuar nga menaxheri Jorge Mendesh, diskutojnë të ardhmen e tij, mediat italiane raportojnë se Kristiano Ronaldo është duke u stërvitur rregullisht në qendrën “Continassa”.

Ylli portugez është në pritje të zhvillimeve të fundit nga merkato, ekziston mundësi që në orët e ardhshme, CR7 të përshëndetet me shokët e skuadrës në qendrën stërvitore dhe të fluturojë drejt Mançesterit për të nisur një aventurë të re.

Ndërkohë që gazetari italian, Fabricio Romano shkruan se është e konfirmuar që Ronaldo u ka thënë drejtuesve të Juventusit që ta shesin. Teksa këtë gjë ai ua ka komunikuar edhe shokëven të skuadrës.