Vllaznise i eshte rikthyer sulmuesi titullar, Ante Aralica. Prej ditesh, kroati ka filluar stervitjen dhe eshte i gatshem ne fushe ndaj Tiranes per Klasiken e Shqiperise.

Kujtojme se, sulmuesi kroat nuk ka luajtur akoma kete sezon per shkak te nje problemi muskulor. Tashme, me kete rikthim, Ante Aralica pritet te të jetë i gatshëm për Vllaznine, duke nisur qe nga ndeshja e neserme me Tiranen.

Sulmuesi kroat pritet te jete futbollisti kryesor ne majen e sulmit te shkodraneve per kete sezon, teksa shpresat jane te shumta per nje forme te tij me te mire se sa sezoni i kaluar.

Megjithate ai nuk do ta kete te lehte per te zene vendin e titullarit sepse do kete konkurrencen e Kaines apo dhe te Ardit Hoxhajt i cili luajti ne maje te sulmit ne ndeshjen e fundit ndaj Kukesit.

Maringlen ZHIVANI