Nje gol i Kristijan Vulajt ne minuten e 75-te i ka dhene fitoren Vllaznise ne miqesoren ndaj SV Traiskirchen. Shqiptari nga Tuzi ne kete menyre ka debutuar me gol me fanellen kuqeblu. Skuadra shkodrane ne kete menyre me kete fitore 1-0 e ka nisur me triumf serine e miqesoreve qe do te zhvilloje ne token austriake.

Ndeshja ka nisur me nje rast te mire shenimi per ekipin e Vllaznise. Ne minuten e 4-te sulmuesi Aralica ka dale i vetem perballe portierit kundershtar, por nuk ka arritur dot ta dergoje topin ne rrjete.

Edhe pas ketij momenti, kane qene shkodranet ata qe e kane patur gjate gjithe kohes lojen ne dore, duke qene me kerkues per golin, por duhet thene se kane patur veshtiresi te shkojne drejt tij.

Ne pjesen e dyte trajneri Josa ka aktivizuar edhe lojtare te tjere dhe pikerisht njeri prej tyre, Kristijan Vulaj ne minuten e 75-te do te shfrytezonte nje top te mbetur ne zonen austriake dhe duke gjuajtur tokazi e ka derguar ate ne rrjete.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Jonuzi, Boshnjaku, Heriç, Hoxhaj, Kruja, Aralica. Siç shikohet, ne kete ndeshje nuk po luan per arsye te nje demtimi te vogel mbrojtesi Hakaj, ndersa Vulaj dhe lojtaret e tjere jane aktivizuar ne pjesen e dyte