Këtë të shtunë që vjen do presin në “Loro Boriçi” Besëlidhjen dhe një javë më vonë do të luajnë “derbin” me Veleçikun në “Reshit Rusi”. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të këtij viti për ekipin e Vllaznisë. Dhe si të tilla, kuqeblutë do të tentojnë të marrin gjashtë pikët e tyre dhe ta mbyllin në kuotën e 37 pikëve gjysmën e parë të kampionatit.

Duke pritur pastaj se çfarë do të ndodhë me Erzenin dhe Dinamon dhe duke shpresuar në thellimin e diferencës me ta. Gjysma e dytë e kampionatit do të nisë në fillimin e shkurtit me përballjen direkte me ndjekësit e tyre më të afërt, Erzenin, sfidë që do të luhet në Shijak.

Dhe Vllaznia dëshiron që në këtë përballje të shkojë e qetë. Kuptohet edhe atëherë me objektivin për të fituar dhe mbyllur garën. Ecuria e deritanishme ka qenë përgjithësisht e mirë. 10 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje. Objektivi është i qartë: Ngjitja në Superligë.

Dhe për ta arritur këtë, duhet pikësëpari ta mbyllin mbarë këtë gjysëm të parë të kampionatit. Drejtuesit e klubit i kanë vënë detyrë skuadrës ta mbyllë me 37 pikë dhjetorin e këtij viti.

Në mënyrë që pushimet t’i marrin të qetë dhe me shpresën se gjërat do të ndryshojnë më për mirë në janar, atëherë gjërat do të shkojnë në vendin e vet.
© shkodrasport.com