Karriera e tij ka ardhur në rritje. Nga Vllaznia, tek Besa, Korabi, Kukësi dhe së fundi në Belgjikë tek Ostende. Bashkë me këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tij, sulmuesi shkodran Sindrit Guri ka bërë realitet edhe aktivizimin me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Gjithçka ia ka arritur falë këmbënguljes dhe dëshirës së treguar çdo ditë në stërvitje, duke u munduar të kalojë edhe momentet negative që mund të ketë patur. Si i tillë ai me siguri që do ta kalojë edhe momentin jo të mirë që po kalon aktualisht në kampionatin belg.

Por sot nuk jemi këtu për të folur për karrierën aktuale të Gurit. Jemi për të sjellë pranë jush për herë të parë Sindin 11 vjet më parë. Kjo foto publikohet për herë të parë dhe i përket vitit 2008.

Atëherë kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe luante me KF Shkodra. Kjo foto eshte nxjerre nga arkiva e gazetes “Shkodra Sport” dhe na e sjell kete futbollist ne nje version ndryshe.

Ka qenë viti i fundit me këtë ekip, para se të kalonte tek Akademia Vllaznia dhe për të vijuar më pas karrierën e tij shumë të suksesshme. Sulmuesi shtatëlartë është shembulli i futbollistit të edukuar dhe për këtë arsye, meriton edhe më shumë respekt nga të gjithë.
© shkodrasport.com