Kategoria e Parë ka lojtarë cilësorë, madje edhe të huaj që kanë spikatur. Një prej tyre është mesfushori me tipare sulmuese, nga Guinea, Oumar Turad Kamara, i cili prej dy sezoneve është pjesë e skuadrës së Besëlidhjes. Kamara është një futbollist mjaft cilësorë dhe e ka rritur shumë rendimentin e tij.

Në verë pati oferta nga ekipe të elitës sonë, por duket se tashmë kanë edalë në skenë edhe alternativa nga Kosova. Kristi Memi, drejtori teknik i Besëlidhjes, që ka sjellë edhe lojtarët nga Guinea në Shqipëri, mes tyre edhe Sidiben e Kamaranë që luajnë si titullarë në Durrës, për “Vipsport.al”, ka konfirmuar se:

“Oumar Turad Kamara do të luajë në Superiore në pjesën e dytë të sezonit. Për të ka pasur oferta edhe nga elita gjatë verës, por menduam se kishte nevojë edhe për pak më tepër eksperiencë.

Tashmë është gati dhe për ta ka interes. Teuta, Kamza, Kastrioti apo Luftëtari, por edhe në Superligën kosovare e duan lojtarin. Megjithatë, ne kemi dëshirë më tepër një ekip ku ai të luajë që ta ketë edhe si “trampolinë”, pasi bëhet fjalë për një futbollist me perspektivë”, – tha Memi./vipsport/