Javët e njëpasnjëshme pa fitore e kanë futur Laçin në vorbullëne rënies nga kategoria. Kjo skuadër luan sot në stadiumin eRrogozhinës me Erzenin, që është në situatë pak më të vështirë,kështu që ka shansin për të frenuar rënien e lirë.

Trajneri Armando Cungu, që është ulur në stolin kurbinas pak kohë më parë, do të kërkojë medoemos fitorene parë. Laçi shpreson shumë qësot sulmuesit e tij të jenë më efikas, sepse të fituar duhet shënuar.

Sobouale, Tresa dhe Melo, që pritet të jenë në fushë nga minuta e parë, janë të parët që kanë detyrën të gjejnë rrugëne rrjetës sa më parë për të çliruar skuadrën nga presioni psikologjik.

Megjithatë, janë edhe mesfushorët ata që mund t’i bëjnë punë Laçit në këtë ndeshje, pasi edhe më parë kanë shënuar gola të rëndësishëm. Për këtë ndeshje trajneri Cungu nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Qato, i skualifikuar për shkak kartonësh.