...
HomeKRYESOREKroacia e nis mbarë, fiton 2-0 ndaj Nigerisë

Kroacia e nis mbarë, fiton 2-0 ndaj Nigerisë

Kroacia e ka nisur me këmbën e mbarë botërorin “Rusi 21018”, teksa mposhti në sfidën e parë Nigerinë, me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga tekniku Zlatko Daliç ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe arriti të marrë 3 pikët e njëkohësisht kryesimin e grupit D.

Goli i parë u shënua nga Etebo, që devijoi në portën e tij një top të gjuajtur me kokë nga sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç, kur kronometri shënonte minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Mandzukiç që fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në rrjetë mesfushori dhe kapiteni Luca Modriç. Ky ishte një start ideal për Kroacinë, që ndeshjen e radhës do ta luajë me Argjentinën në 21 Qershor dhe shkon në atë sfidë si kryesuese grupi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.