Nga Adriatik DOSTI

Kjo foto e meposhtme eshte shkrepur plot 22 vjet me pare ne nje qender stervitore ne Hamburg te Gjermanise ku Kombetarja jone po pergatitej nen drejtimin e trajnerit Hafizi per ndeshjen e saj te madhe kunder Gjermanise e cila u zhvillua ne Hanover me 11 Tetor 1997 dhe u mbyll padrejtesisht 4-3 ne favor te gjermaneve.

Them keshtu sepse ashtu siç erdhi loja, ndeshja e rezultati dhe ne baze te asaj çka ekipet dhane ne fushen e lojes, te pakten gjykuar edhe nga vete shtypi e opinioni vendas atje rrezultati me i drejte duhej te ishte barazimi 3-3.

Jemi te tre ne kete foto, une e kolegu im i mire e shume i hershem Gezim Sinemati e mes nesh nje prej yjeve e talenteve te rralle qe ka nxjerre futbolli shqiptar i dekadave te fundit, shkodrani simpatik e aq i dashur per mua si djale e si futbollist, Edi Martini.

Kampion ne te dyja anet e medaljes, si njeri e si lojtar klasi.

Ishte vetem 18 vjec kur do ta kisha fare prane ne ate ndeshje te madhe te tij ne perberje te ekipit tone kombetar Shpresa qe aso kohe drejtohej nga trajneri e miku im i mrekullueshem Edmond Gezdari e teksa u ndeshem ne nje miqesore luksi me Shpresen e Italise ne Cassarano.

Pas ndeshjes, i madhi i futbollit italian Robertto Boninsegna do te me thoshte shprehimisht: Ky djale eshte nje meteor futbolli, nje talent i lindur, nje yll i se nesermes ndaj lus Zotin qe te luaje diku ku t’ia dine vlerat pasi momentalisht ne vendin tuaj per aq shume probleme qe keni e po kaloni ju, ai do te venitet e askush nuk do te mund ta ndihmoje dot, e kesisoj do humbisni nje mrekulli futbolli.

Edhe pse fati nuk qe aq fort dashamires gjate karieres se tij, me djaloshin magjik prej Shkodre- Edi Martini, gjithesesi ai shkelqeu ne futbollin shkodran e ate shqiptar bashke. Shkelqeu edhe pse duhej te ndriconte po aq fort sa ç’e kish parashikuar i madhi Boninsegna shume vite me pare atje ne Cassaranon e larget te jugut te Italise.

Martini qe e nisi karieren e tij shume heret tek e dashura Vllazni, qysh me 1992 e kur ishte vetem 17 vjecar, do ta luante top-kemben e tij te zemres per plot 14 vjet rresht duke mrekulluar gjithkend qe pati fatin ta shohe e ta jetoje klasin, magjine e talentin e rralle te futbollit te tij sa argetues po aq edhe fair- play perfekt.

Virtuozi shkodran i top-kambes, keshtu me pelqente ta quaja shpesh dhe i tille ishte vertet pa e ekzagjeruar aspak.

E radhazi pas Vllaznise do te mrekullonte gjithkend me tekniken e tij individuale, me perkedheljen brilante qe i bente topit, me driblimet e tij marramendese, me finesen ne te luajtur e po kaq edhe me golat e tij fantastike. Edhe tifozet e shumte ne Slloveni teksa veshi fanellen e Svoboda te Ljubjanes, dashamiresit e futbollit ne Austri tek mbronte ngjyrat e Klagenfurtit.e sidomos do te ekzaltonte gjate tifozet gjermane te skuadres se njohur Eintracht te Frankfurtit per te cilen shenoi nje mori golash spektakolare.

E serish ne Shqiperi ku luan edhe per Luftetarin, Beslidhjen, Apollonine dhe finishin atje tek startoi, tek Vllaznia e zemres se tij, me te cilen u be kampion e fitues kupash, goleador dhe nje nder me virtuozet e djepit te futbollit shqiptar, Shkodres, por edhe ishte dhe mbeti beniamini i flakte i tifozeve te vet te shumte ne gjithe Shqiperine, aq sa vecmas shkodranet benin kryqin per te.

Gjithnje pas shpine numrin e tij te dashur 10, numrin me te cilin me te drejte tifozet shkodrane por edhe ata shqiptare fale talentit te tij brilant nisen ta etiketojne Maradona i futbollit tone dhe drejt me e thane, e meritonte.

Kam patur shume here fatin ta shijoj LIVE magjine e futbollit te Edi Martinit dhe kurdohere nuk kam nguruar ta them publikisht se me ka lene te mrekulluar. Çfare klasi, çfare interpretimi, çfare virtuozi, çfare golash te shenuar, çfare finese, çfare respekti per veten, per fanellen, per Shkodren e Vllaznine e zemres, per Kombetaren kuq e zi, per tifozet e mrekullueshem shkodrane ne veçanti, por edhe per ata shqiptare ne pergjithesi.

Martini nuk luante thjesht futboll ne fushe, joooo, ai vallzonte, siç paten bere vite me pare yjet e futbollit te qytetit te tij te lindjes, Bizi, Zhega, Rragami, Ndoja, Hafizi, Borshi, Jera, Dedja, Zmijani, Shpuza, Vukatana, Sinani e sa e sa te tjere brilante qe Shkodra i dhuroi me aq shumice futbollit shqiptar.

Do ta kisha prezent Martinin edhe me 14 maj te 1994 ne ate miqesore kunder Maqedonise ne Tetove e çka shenonte ndeshjen e tij te pare me Kombetaren e Shqiperise.

E ne karieren e tij shfletoj permbi 300 ndeshje, e mbi 80 gola, disa tituj e trofe individuale e kolektive, per te ardhur se fundi tek prezenca e tij si trajner ne pankinat e Luftetarit, Laçit, Vllaznise e Teutes, se nuk eshte kollaj te te ndahet shpirti nga futbolli. Aq me shume kur atij i fale rinine tende e i dhe gjithcka me te bukuren qe dije te beje duke ngjallur tek te tjeret respekt, admirim e kenaqesi pa fund.

E klasi i tij do ta veçonte prej gjithkujt edhe ne ate mori ndeshjesh qe ai luajti dhe nuk zhgenjeu askend ne sa e sa takime te kupave te europes.

…Dhe sot tek e pashe ne nje video live te tij teksa me familjen e miqte e tij te ngushte kishte zgjedhur qe 22 vite me vone se kjo fotoja ime e ketij shkrimi te festonte 44 vjetorin e lindjes se tij, ne Korçe, isha nder te paret qe e urova nga zemra.

Gezuar, edhe 100 e mbetsh kurdohere i mire e i ri, ashtu siç te njoha nga fare afer plot kenaqesi vite e vite te shkuara…sic te kam pergjithmone ne memorjen e kujtesen time qytetare e profesionale,.,,,nje Kampion i madh ne jete e ne sport..nje shkodran tejet i kendeshem , plot humor, i qyteteruar e i civilizuar si tan shkodrant ne pergjithesi, e nje shqiptar i mire e dinjitoz qe kudo qe ishe nderove veten e vendin tend.

Te uroj çdo te mire mik i shtrente Edi Martini, ty personalisht por edhe familjes tende te respektuar duke te perqafuar me mall e konsiderate te vecante nga largne kete dite te shenuar te jetes tende.