HomeKRYESOREKroacia mbushet me talente nga Shqipëria, edhe dy sulmues të tjerë te...

Kroacia mbushet me talente nga Shqipëria, edhe dy sulmues të tjerë te Hajduk Split

Hajduk Split po kthehet në një ekip të mbushur me shqiptarë duke qenë se në skuadrën e parë tashmë janë pjesë plot 3 futbollistë. Ardian Ismajli, Emir Sahiti dhe së fundmi, Françesko Tahiraj kanë arritur të përfitojnë kontratat me skuadrën e parë dhe tashmë mbetet në dorë të tyre që të japin më të mirën për të synuar edhe më lart.

Por, mesa duket këto 3 futbollistë nuk janë të vetmit që do të luajnë me Hajdukun e Splitit duke qenë se në provë te Hajduk Split 2 janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë.

“dalmatinskiportal.hr” raporton se njëri është Redon Mihana që së fundmi është aktivizuar me Apoloninë në Kategorinë e Parë dhe shihet si një nga talentet më premtuese.

Ai do të jetë në provë disa ditore te Hajduku dhe do të synojë që të bindë trajnerin dhe drejtuesit e klubit që të qëndrojë te skuadra kroate. Emri i dytë është më pak i njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë për Arb Manajn që luan në kampionatin e Kosovës me Trepçën.

Sulmuesi i cili në të kaluarën e tij ka luajtur me të rinjtë e Shqipërisë dhe ashtu si Mihana, synon një kontratë në Kroaci. Firma me Hajdukun, do të ishte një hap i madh në karrierë për të dy futbollistët. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments