Vllaznia do te luaje neser ndaj Laçit sfiden e javes se fundit te fazes se trete te kampionatit dhe kuptohet qe do te jete nje sfide shume e rendesishme qe mund te vendose edhe shume gjera per ecurine e metejshme te te dy ekipeve ne kampionat.
Pavaresisht se kuqebluve nuk u ka ecur shume ne kete fushe, ata jane te mendimit se kete here mund t’ia dalin. I ketij mendimi eshte shprehur ne nje prononcim te dhene per mediat mesfushori Arsid Kruja.
“Kete vit kemi treguar se jemi ndryshe dhe kjo gje do shikohet qarte. Te shtunen do te jete nje ndeshje shume e veshtire per te dy ekipet, por une shpresoj te mos dalim pa pike nga Laçi. Vertete kemi shtate vite pa fituar ne kete fushe, por me kete ecuri qe kemi dhe punen qe kemi zhvilluar prej fillimit te kampionatit, une besoj se do te arrijme te marrim nje rezultati pozitiv kete here.
E rendesishme eshte te mos e humbasim kete ndeshje, por ne do te shkojme ne Laç jo per barazim, por per fitore. Kunder çdo ekipi Vllaznia futet ne fushe vetem per fitore”- ka thene fillimisht mesfushori i kuqebluve.
Kruja eshte lojtari i vetem i Vllaznise qe i ka shenuar Laçit kete sezon dhe i pyetur nese do te deshironte t’i shenonte dhe neser, ai pergjigjet:
“Do kisha preferuar me shume te fitonim sesa te shenoja une e te mos fitojme. E rendesishme eshte te marrim tre piket sepse jane jetike ne keto momente qe ndodhemi, per te arritur objektivin tone”./SHKODRA-SPORT.COM/