Forma e sulmuesit kryesor te kuqebluve Haris Dilaver ka kaluar disa oshilacione kete sezon teksa ne momente te caktuara ka qene ne lartesine e duhur dhe ne disa momente te tjera jo.

Kjo do te thote se ai nuk eshte shnderruar ne nje pike referimi per lojen e kuqebluve ne repartin ofensiv, megjithate per fat te mire mungesat e golave te tij i kane zevenduar ato te Ardit Hoxhajt, Dunges etj.

Por nderkohe, “SHKODRA SPORT” meson se sulmuesi boshnjak mund te mos e nise si titullar ndeshjen e neserme ndaj Laçit. Trajneri Brdariç me shume gjasa ka nder mend te provoje sulmuesin Salim Cisse per kete takim qe nga minuta e pare.

Megjithate ai ende nuk e ka ndare mendjen plotesisht per kete gje. Vllaznia do te kerkoje te beje nje loje te kujdesshme ne Laç, me objektivin e qarte per te mos dale e humbur. Por kjo nuk do te thote se nuk do te kerkoje fitoren.

Kuqeblute ne fakt ne kete sezon kane dale te humbur ne te dy perballjet me kete kundershtar dhe mbase kjo eshte e treta e verteta. Nje rezultat pozitiv neser, do t’i ndihmonte shume ata per arritjen e objektivit ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/