HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKruja humb një shans të artë për të dyfishuar shifrat, Vllaznia komandon...

Kruja humb një shans të artë për të dyfishuar shifrat, Vllaznia komandon gjithçka

65 minuta loje ne Shkoder dhe Vllaznia vazhdon te udheheqe me rezultatin e ngushte 1-0 fale golit te shenuar nga Lika ne minuten e 41-te me 11-metersh.

Minutat e fundit te pjeses se pare do te ishin me te mira per Vllaznine dhe pas minutes se 30-te presioni i saj erdhi duke u rritur dhe ne minuten e 34-te kapiteni Lika provon nga nje goditje denimi dhe pret portieri Koliçi. Pese minuta me vone eshte Gurishta me koke qe e dergon topin paksa mbi traverse.

Ne minuten e 39-te provon Kruja nga nje goditje denimi dhe portieri Koliçi me grushtimin e tij shpeton serish porten e Skenderbeut. Por ne minuten e 40-te Gurishta pengohet brenda zones nga nje mbrojtes dhe gjyqtari Bajrami fare prane aksionit tregon piken e bardhe te 11-metershit. Kapiteni Lika eshte i sakte dhe e dergon topin ne rrjete. Me pas nuk ka zhvillime te tjera dhe pjesa e pare mbyllet 1-0.

Pjesa e dyte nis me nje shkendije te Bregut por me pas eshte Vllaznia qe serish merr ne zoterim lojen. Ne minuten e 62-te Kruja ka nje mundesi te shkelqyer per te dyfishuar shifrat por gjuan mbi traverse.

Vllaznia-Skënderbeu 1-0

Shenues: Lika ’41 (11-m)

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments