Ndonëse kanë luajtur sot vetëm 45 minuta sëbashku, është krijuar përshtypja se ato do kombinojnë mirë me njëri- tjetrin dhe do jenë një garanci e madhe për qendrën e mbrojtjes së Vllaznisë. Bëhet fjalë për Renato Malotën dhe Sedat Berishën. Të dy ata kanë ardhur vetëm pak ditë më parë tek kuqeblutë dhe duket se do të jenë dy lojtarë të rëndësishëm për këtë skuadër. Kuqeblutë patën shfaqur shumë probleme në gjysmën e parë të sezonit në qendër të mbrojtjes dhe tashmë me ardhjen e tyre trajneri Gjoka duket më i qetë.

Problemi i vetëm duket se është ardhja në formë e shqiptaro- maqedonasit Berisha i cili nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike por kjo mund të arrihet shpejt. Ai mesa shihet po përshtatet mirë me Malotën por edhe me lojtarët e tjerë të mbrojtjes dhe të skuadrës.

© shkodrasport.com