Sunday, July 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENis epoka e re, Armando Broja 'zhduket' nga Burnley

Nis epoka e re, Armando Broja ‘zhduket’ nga Burnley

Armando Broja ndodhet në Amerikë me Bërnlin për fazën përgatitore. Më 11 korrik, ora 01:30 pas mesnate, u luajt miqësorja mes Cincinatit dhe Bërnlit.

Fakt është se Broja nuk ndodhej as në stol. Plot 25 lojtarë ishin në dispozicion të trajnerit Majk Xhekson, që drejtoi sfidën e fundit si trajner i përkohshëm.

Për Bërnlin tashmë ka nisur epokë e re. Klubi prezantoi Niki Hajen që firmosi kontratë deri në vitin 2029.

Fati i Brojës duket larg klubit anglez. Vetëm trajneri i ri mund të sjellë ndryshimin, pasi ishte Skot Parker që më parë e nxori jashtë planeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments