Tifozët e Real Madridit, kanë kërkuar largimin e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale.Ylli portugez dështoi sërish në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku Real Madridi u mposht 0:1 në “Bernabeu”. Reali pësoi në xhiron e 18-të në kuadër të La Ligas, duke mbetur 16 pikë prapa liderit Barcelona – 19 nëse këta të fundit të dielën shënojnë fitore ndaj Sociedadit. Formës jo të mirë të Realit nuk është duke i kontribuar as Ronaldo, i cili nuk po kalon në formë aspak të mirë këtë edicion në ligë.

Portugezi në 18 xhiro këtë edicion, ka arritur të shënojë vetëm 4 gola – në gjithsej 200 tentime.Ai pati 11 gjuajtje dhe dy raste të krijuara ndaj Villarrealit, duke mos arritur të shënojë gol ose të dhurojë asist.Tifozët e Real Madridit në rrjete sociale kanë kërkuar largimin e 32-vjeçarit, duke thënë se karriera e pesë herë fituesit të Topit të Artë tashmë ka përfunduar.Ronaldo dhe Real Madridi në 18 ndeshje të luajtura në La Liga këtë edicion, kanë regjistruar 9 fitore, 5 barazime dhe katër humbje.