Arsid Kruja ishte në fushë në ndeshjen e fundit të Vllaznisë teksa shkodranët u mposhtën nga Laçi me rezultatin 1-2. Anësori ishte protagonist në golin e të tijve, ndërsa kërkon tashmë ta hedhë pas krahëve atë ndeshje duke u shprehur se me ekipin është bërë një mbledhje dhe janë vënë në dukje gabimet që të mos përsëriten më.

Ndër të tjera, për RTSH, Kruja thekson se ndihet presioni, mirëpo diferenca e pikëve me ndjekësit bën që Vllaznia t’ia falë vetes edhe ndonjë hap fals.

“Ishte një humbje që nuk duhej, hap fals në shtëpi. Por, ky është futbolli, ndonjëherë ndikon edhe arbitri, por nuk duhet t’ia lëmë fajin arbitrit, ta mbajmë fajin për vete. Bëmë një mbledhje, u vunë në dukje gabimet që të mos përsëiten më dhe të shohim para”.

Ndërhyrjet e Shehut- “Unë e njoh Shehun dhe nuk e ka bërë me dashje, por gjëra që ndodhin. Unë nuk hyra me qëllim, por ndërhyrja e tij ishte për të kuqe. Ne bëjmë më të mirë për të ndihmuar skuadrën”.

Sfida me Apoloninë- “Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, vendet e fundit janë duke marrë pikë edhe me më të mirat. Ne duhet t’i vlerësojmë, të bëjmë detyrat që na jep trajneri dhe të marrim maksimumin. Ndihet presioni por kemi një distancë që na le të marrim frymë dhe ndonjë hap fals na falet”, u shpreh Kruja. /VipSport/