Vllaznia pikerisht ne sfiden e sezonit zhgenjen duke mos bere asgje ndaj Partizanit duke u mundur 0-3 prej tij dhe me kete rezultat tashme shkon automatikisht ne play-out ndonese kane per te luajtur edhe nje ndeshje tjeter, ate me Flamurtarin.

Kuqeblute kane zhgenjyer ne “Air Albania” dhe me kete humbje tashme nuk kane me asnje shans per t’i shpetuar ndeshjes shtese te sezonit, me te cilen mund te sigurojne qendrimin serish ne Superlige.

Ndonese, kishin nje perberje me te plote sesa Partizani ne kete sfide dhe mund te kene patur edhe me shume raste shenimi, serish keto nuk kane mjaftuar dhe Vllaznia ka dale kokeulur nga stadiumi kombetar.

Ne minuten e 21-te, ne te parin arst per te kuqte, ata kane arritur te shenojne. Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, sulmuesi Solomon gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Brojës, duke shënuar një gol mjaft të bukur!

Ne minuten e 41-te eshte rasti me i mire per Vllaznine. Marku gjuan nga jashte zone me te majten dhe topi perplaset ne traverse.

Ne minuten e 44-te shënojnë sërish kryeqytetasit me anë të brazilianit Melo. Pas tentativës së Brojës, topi i prit nga portieri Sherri dhe shkoi te Melo që nuk fali.

Ne minuten e 74-te, të kuqtë i venë “kapakun” sfidës me Esat Malën që i sapo futur në fushë, pas asistit të Bardhit nuk fal brenda zonës.