Ka ardhur si perforcim ne merkaton e janarit te Vllaznia, por duket se sulmuesi Albion Avdijaj ka qene i pafat sepse vetem pak dite pas nisjes se stervitjes, ka pesuar nje demtim.

Kjo e vendos në dyshim prezencën e tij në ndeshjen e radhës që kryesuesit kanë me Partizanin ditën e diel në Elbasan. Ne fakt edhe ne ndeshjen e kaluar ne pankine, ai ka qene ne pankine por si rrjedhoje e shqetesimit qe ka patur, nuk eshte aktivizuar nga ana e stafit teknik.

Megjithate me firmosjen e Cisse, stafi nuk do te ngutet per rikuperimin e tij sepse do te kete nje tjeter alternative me shume ne dispozicion per repartin e sulmit.

Vllaznia eshte ne vend te pare dhe per ta mbrojtur kete vend, i duhet te kerkoje fitoren ne çdo ndeshje dhe kjo arrihet padyshim duke patur nje sulm te mire./SHKODRA-SPORT.COM/