Skënderbeu nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Korçarët renditen në vendin e fundit në kampionat pas 16 javës me vetëm 12 pikë dhe rrezikojnë rënien në Kategorinë e Parë.

Duke parë këtë situatë, një grup tifozish kanë zbritur në fushë para stërvitjes së skuadrës së Skënderbeut duke u kërkuar llogari për këtë ecuri e madje u kanë kërkuar që të reagojnë sa më shpejt për të marrë rezultate pozitive.

Ka qenë Vangjel Zguro si një nga lojtarët më me eksperiencë që u ka premtuar se kthesa e Skënderbeut do të vijë që nga ndeshje e radhës. Korçarët luajnë ditën e shtunë në shtëpi ndaj Kukësit dhe 3 pikëshi është i vetmi objektiv.

Ne kete menyre pas problemeve te medha qe kane perfshire ekipin e Flamurtarit qe rrezikon madje te shkrihet krejt ashtu siç ka ndodhur edhe me Luftetarin, duket se edhe situata rreth Skenderbeut eshte e tille qe nuk ofron shume garanci per te ardhmen.