Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia- Erzenit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin shkodran si Kampion i Grupit A.

Ka qenë përfaqësuesi i Federatës Eduard Gjini që bashkë me administratorin e Vllaznisë Suad Lici, janë afruar pranë kupës për t’ia dorëzuar kupën kapitenit Gilman Lika.

Por ajo që ra në sy ka qenë festa e munguar e futbollistëve shkodranë. Pas bërjes së fotos zyrtare, ajo që u pa ishte se asnjëri nga lojtarët nuk dëshironte ta merrte kupën në dorë. Kjo si për të thënë se nuk është një festë që u takon atyre.

Por pas ndërhyrjes së administratorit Lici, gjërat ndryshuan dhe futbollistët filluan të bënin edhe foto me kupën në duar. Megjithatë tashmë për kuqeblutë nis më e vështira sepse javën e ardhshme do kenë finalen me Bylisin dhe më pas duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm ku planet duhen bërë ndryshe.
© shkodrasport.com