Ndodhni ajo qe pritej, Veleçiku eshte mundur ne Shenkoll dhe tashme e sheh veten ne play- out. Nje sezon qe kesisoj duket se çohet dem nga koplikasit megjithate ata kane edhe 90 minuta ne dispozicion per te treguar vlerat e tyre.

Ne takimin e luajtur sot ne Shenkoll kane qene vendasit te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Pergjinit ne minuten e 24-te te tij.

Nderkohe ne fillimin e se dytes, Danaj ka dyfishuar shifrat per vendasit por mesfushori Suad Bega ka shenuar ne minuten e 65-te duke rikthyer shpresat tek Veleçikut, por me kot.

Deri ne fund te ndeshjes, nuk ka patur zhvillime te tjera dhe per rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 ne favor te Shenkollit. Ky i fundit ka barazuar me pike Veleçikun por me bilanc me te mire ne ndeshjet direkte, ai qendron ne kategorine e pare.

Shënkolli-Veleçiku 2-1
Shënues: Përgjini 24′, Danaj 55′ / Bega 65′