Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKryebashkiakja Ademi pritje të veçantë për xhudistët medalistë të Ballkanit

Kryebashkiakja Ademi pritje të veçantë për xhudistët medalistë të Ballkanit

Pak ditë më parë siç ju kemi informuar është zhvilluar Kampionati Ballkanik i xhudos për të rritur. Në këtë kampionat nuk kanë munguar medalistët për sportistët tanë ku kanë spikatur veçanërisht ato të Vllaznisë.

Roland Vasija zuri vendin e parë, mori medalje të artë dhe u shpall kampion Ballkani ndërsa Aurora e Luigj Shkoza zunë vende të treta dhe morën medalje bronzi.

Pikërisht për këtë sukses të madh të këtyre sportistëve, pasditen e sotme kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi i ka pritur këta tre sportistë në zyrën e saj.

“Kënaqësi t’i pres në zyrë dhe t’i uroj për medaljet Roland Vasinë- fitues i medaljes së artë dhe Aurora e Luigj Shkoza- fitues të medaljeve të bronxta.

Aurora është e para sportiste femër në këtë sport që sjell një medalje për judo-n shqiptare të femrave. Rezultatet fantastike janë fryt i një pune shumëvjeçare të vetë këtyre sportistëve, nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza, pioner i judo-s shqiptare.

Mbështetja e deritanishme e Bashkisë së Shkodrës do të vazhdojë, duke nisur me sigurimin e mjediseve për të zhvilluar stërvitje dhe me plotësimin e nevojave të tjera për këtë sport”- shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër duke iu referuar fjalës përshëndetëse të kryetares Ademi për këta sportistë medalistë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments