Vllaznia e femrave nuk ka te ndalur ne rrugetimin e saj drejt fitimit te nje tjeter trofeu. Pasditen e sotme, ajo ka fituar me rezultatin e thelle 6-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Kjo ndeshje eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” duke qene kesisoj e para zyrtare qe luhet ne tapetin e ri te saj. Vajzat shkodrane nuk e kane patur aspak te veshtire te mundin kundershtaret.

Ne pjesen e pare ka qene Megi Doçi qe ka shenuar dy here, nderkohe qe nuk ka munguar te shenoje edhe Luçije Gjini dhe ne kete menyre, kjo pjese do te mbyllej ne shifrat 3-0.

Ne te dyten, do te jete Gjini qe do te shenonte fillimisht dy gola njeri pas tjetrit dhe po ashtu, do te shenonte edhe Doçi nje tjeter gol dhe duke kompletuar fitoren e thelle 6-0.

Vllaznia kesisoj siguron daljen ne finale, nderkohe qe neser do te mesoje ekipin kundershtar qe do te dale nga çifti Tirana- Kinostudio. Ndeshja finale pritet te luhet ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/