Revista sportive “Sport Week”, botim I “Gazzetta dello Sport” në numrin e saj te fundit I ka kushtuar nje faqe arritjeve te sportit kosovar ne 11 vitet e Pavaresise. Pasi I njeh lexuesit me te dhenat gjeografike te Kosoves, rreshton disa fakte e rezultate qe e kane bere te njohur Kosoven jashte kufijve te saj.

Pikerishte ketu ne Itali Kosova eshte e njohur nga emrat e dy futbollisteve kosovar qe luajne ne kampionatin italian, si Valon Berisha me Lazion dhe Valon Behrami qe luan me Udinezen. Me pare ky futbollist ka qene I njohur ketu ne Firenze me Fiorentinen.

Pa dyshim ajo qe terheq vemendjen e Kosoves eshte  pjesmarrja e saj ne kualifikimet e boterorit me barazimin me Filanden 1-1, ku kashenuar V.Berisha. Po ashtu radhitet e sukseseshme pjesmarrja e kombetares kosovare ne “Nations League” ne grupin D.

Ky sukses e ka motivuar Kosoven edhe per kualifikacionet e Europei 2020 ku me 25 mars do luaje me Bullgarine. Ekipi me I njohur ne futbollin kosovar eshte “Prishtina” e cila ka marre pjese ne  kampionatin e Jugosllavise, Shqiperise (1942), Serbi-Mali Zi e se fundi ne kampionatine e Kosoves se pavarur.

Ne mesin e faqes shkruar nga gazetari Massimo Perrone eshte botuar fotografia e kampiones olimpike ne Rio 2016 Majlinda Kelmendi qe ka fituar medaljen e arit ne peshen 52 kg ne sportin e Judos. Kelmendi ka perfaqesuar edhe Shqiperine ne arenen nderkombetare.

Ajo ka seleksionuar 2 medalje ari ne Boterore e 3 medalje ari ne Europe, ne nje kohe qe sportistet kosovare Soskic, Jusufi e Durkovic I kishin seleksionuar  te artat per ish- Jugosllavine.

Pa dyshim qe ky vleresim I gazetes me te madhe  sportive ne Itali eshte nje inkurajim per sportin kosovar qe pret te ballafaqohet me suksese te tjera ne vazhdimesi si Ballkan, Europe e ne Bote.
Përgatiti: Namik Mehmeti
Firenze 17.02.2019