Arbitrja shqiptare, Emanuela Rusta ka gjykuar për herë të parë me stemën e FIFA-s dhe këtë e bëri në një ndeshje futbolli për djem.

Rusta gjykoi takimin e zhvilluar në kryeqytet mes Partizanit B dhe Vllaznisë B, e mbyllur në barazim 2-2, e cila eshte luajtur pasditen e djeshme ne kompleksin “Internacional” ne Peze- Helmes.

Një takim spektakolar, teksa vendimet e Rustës ishin me të vërtetë të sakta, duke treguar edhe njëherë se FIFA nuk ka gabuar për ta bërë pjesë të saj.

Ajo ka akorduar 11-metersh per Vllaznine B ne minutat e fundit te ndeshjes kur rezultati ishte 2-1 per Partizanin B dhe vendimi i saj nuk eshte kontestuar sepse ka qene mese i drejte.

Me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme, do te kete serish edhe te tjera ndeshje qe do te gjykohen prej kesaj arbitre edhe ne ndeshjet e djemve, ashtu siç pritet te arbitroje edhe finalen e Kupes se Shqiperise ne futbollin e femrave ne mes Vllaznise dhe Apolonise.