Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci po i qendron afer Vllaznise gjate kesaj periudhe. Ai bashke me institucionin qe drejton, jo vetem ka permiresuar infrastrukturen rreth e qark stadiumit “Loro Boriçi”, por sot ka bere edhe nje veprim tjeter.
I shoqeruar nga nenkryetari Rudi Beka, nje ish- futbollist i Vllaznise ky si dhe nga Alban Neziri, pergjegjes i zyres se sportit ne Bashkine Shkoder, ai ka qene prane ekipit te Vllaznise qe eshte i grumbulluar ne nje nga hotelet ne periferi te qytetit.
Prania e z. Beci prane kuqeblu ka qene per te siguruar mbeshtetjen maksimale jo vetem per kete ndeshje, por edhe ne vazhdim. Nje gje te tille e kane bere njekohesisht edhe permes nje postimi ne faqen e Bashkise Shkoder ku i ben thirrje gjithe tifozeve per ta mbeshtetur sonte Vllaznine ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Po ashtu, kryebashkiaku ka siguruar qe edhe vete do te jete ne tribunen e stadiumit, duke shpresuar shume ne kualifikimin e Vllaznise per ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League”.